Kosova
Shtëpi “të gjelbra” nga Kosova për familjet zvicerane
Mërgimtari, Visar Rexhepaj, ndërton shtëpia druri në Kosovë. Kompania që ka themeluar ai me disa të tjerë, shqiptarë dhe zviceranë, mban emrin “Green House SHPK”. Ajo përbën një zingjir prodhimi, Kosovë-Zvicër
Këto janë `shtëpi të gjelbra`, me kornizë druri, të cilat prodhohen në Kosovë dhe pastaj instalohen në Zvicër. Çdo vit, më shumë se njëzet familje zvicerane vendosen në këto shtëpi”, tregon Visar Rexhepaj. Albinfo.ch ka realizuar një portret të këtij sipërmarrësi inovativ që u sjell familjeve zvicerane shtëpi ekonomike dhe ekologjike dhe i cili, bashkë me të tjerët rreth tij, krijon vende pune në Kosovë.
Gjithçka fillon në fshatin Radavc, tek burimi i Drinit të Bardhë. “Përafërsisht, ne na duhet një javë punë në prodhim ndërsa dy javët e ardhshme produkti do të jetë i përfunduar dhe i montuar në Zvicër. Është një projekt i cili i ka sjellë shumë të mira këtij vendi”, thotë Visari për albinfo.ch. Në një afat dy muajsh, që nga tani, klienti do të mund të banojë brenda një shtëpie të tillë”.
20 shtëpi kosovare në vit për zviceranët
Ndërkaq, në fshatin Gimmel, afër Lozanës, në Zvicër, produkti i nisur prej Kosovës ka mbërritur tashmë në Zvicër. “Këtu e kemi pllakën që e kemi përgatitur më herët. Dhe brenda këtyre ditëve do të bëhet montimi i objektit, kështu që klienti, për një periudhë shumë të shkurtër, është i gatshëm për të banuar në shtëpinë e vet. Ne jemi këtu për të parë pajisjet që po instalohen dhe që të shohim se si shkon puna. Besimi është diçka që zhvillohet dalë nga dalë. Tani për tani duket se ja kemi nisur mbarë”.
Kompania dërgon në Zvicër afër 20 shtëpi të tilla të kontraktuara. Cilësia është zvicerane, firmat që punojnë këtu janë zvicerane, puna bëhet në Kosovë, por cilësia është me garancione të Zvicrës, saktëson Nazmi Mehmetaj, bashkëthemelues. Lënda e parë, veç asaj nga Kosova është edhe nga Austria dhe Gjermania. “Por puna si punë është kosovare”.
Në Delémont të Zvicrës janë 6 punëtorë kurse në Kosovë, firma ka punësuar 12 persona për ndërtimin e shtëpive. “Jemi të determinuar që të ndërtojmë shtëpia vetëm me bazë të drurit, dhe është diçka që po ecë shumë mirë aktualisht.
Të gjithë i gëzohen këtij investimi
Arsyen e zgjedhjes së Radavcit, kësaj pike të bukur te burimi i Drinit të Bardhë, për të ngritur punishten, Visari e shpjegon kështu: “Për shkak të bashkatdhearëve tanë të cilët vinë dhe e vizojnë mjaft shpesh këtë vend. Njëkohësisht ata do të kenë mundësinë të shohin edhe punën tonë si dhe një produkt të përfunduar”.
Edhe në Pejë i gëzohen këtij investimi. “Kontributi i tyre është i mirëseardhur në zhvillimin e regjionit” thotë Besim Ahmetaj, menaxher regjional për Pejë, i Adminsitartës Tatimore të Kosovës. Ai thotë se e ka përcjellë që nga fillimi punën e “Green House SHPK” dhe e vlerëson shumë.
Ndërsa Naim Gashi, profesor universitar i ekonomisë, duke iu referuar këtij shembulli thotë: “Unë diasporën e shikoj nga aspekti ekonomik. Për arsye se diaspora duhet edhe po shërben si urë-lidhëse në mes shtetit të Kosovës, si shteti më i ri në Evropë, dhe vendeve ku është e koncentruar diaspora jonë”.
Bashkëthemeluesi zviceran: “E ndiej mirënjohjen në sytë e tyre
Manuel Schinderholz, bashkëthemelues i Green House Kosova, flet me kënaqësi për këtë përvojë të tij të re me Kosovën. “Lidhja ime me Kosovën ka ndryshuar shumë. Më parë njihja më shumë kosovarët që jetojnë në Zvicër kurse tani vizitoj Kosovën në çdo dy-tre muaj. Ende nuk e flas gjuhën, por do të vijë dita kur do ta mësoj. Kur shkoj atje, gjej një pritje të ngrohtë e shumë respekt. Sa here që shkoj në Kosovë shoh punëtoret e mi. Edhe pse nuk flas shqipen, ndjej një mirënjohje në sytë e tyre”.
“Në Zvicër kemi një tjetër ekip të montimit i cili nuk ndërlidhet me atë që kemi në Kosovë. Do të thotë se çdo produkt që vjen prej Kosove montohet prej një ekipi në Zvicër, kështu që fuzionohet shumë mirë Kosova me Zvicrën. Dhe nuk kemi asnjë telashe. Në atë moment që merret leja e ndërtimit, që varësisht prej kantoneve mund të zgjasë më tepër, për një periudhë prej 3 muajsh, ju mund të banoni në shtëpinë tuaj”, thotë Visari.
Kualiteti i Zvicrës, i siguruar në Kosovë
Personalisht, nuk kam problem me këtë: një shtëpi nga Kosova, Polonia , Italia, apo Gjermania… Sinqerisht, prej momentit që shtëpia është në rregull, ska rëndësi prejardhja, thotë një blerës i lumtur i shtëpisë, në të cilën posa ka hyrë për të banuar.
Ndërsa Schinderholz shton: “Kemi bërë çfarë duhej për të pasur një cilësi zvicerane duke ndërtuar në Kosovë. Sepse në Zvicër ekziston ende dëshira për “Made in Suisse”. Kur blejnë diçka duan të jetë me cilësi, prandaj edhe ne jemi siguruar që të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Kosovë. Çfarë do të kishim bërë në Zvicër e bëjmë edhe në Kosovë. Thjesht, është vetëm puna e dorës që ndryshon dhe kilometrat që e bëjnë dallimin.
Profesori i ekonimisë, Gashi thotë se nuk e fton diasporën që të vijë të investojë për hir të qytetarëve të Kosovës, por për hir të vetvetes. “Ata mund të vinë të investojnë dhe të krijojnë profit për vetën e tyre. Njëkohësisht, profiti i tyre është përfitim për qytetarët e Kosovës të cilët do të gjejnë vende të punës, por edhe për shtetin e Kosovës për arsye se ata do të paguajnë taksa për shtetin e Kosovës.
“Si në Zvicër”: 5 ditë në javë, nga ora 8 deri në orën 17 në punë
Edhe lidhja dhe identifikimi me këtë investim i të punësuarve në Kosovë është në nivel mjaft të lartë. “Unë jam shumë i kënaqur që kam shef një shqiptar nga Zvicra. Ai na ka sjellë një frymë nga atje, sidomos në disiplinë dhe rregull. Jo diçka rigoroze dhe shtypëse, por gjithçka e bazuar në komunikim. Dhe kjo ka ndikuar mjaft pozitivisht, jo vetëm tek unë por edhe tek punëtorët e tjerë, thotë Granit Shabanaj, arkitekt i punësuar në këtë punishte. “Këtu punohet 5 ditë në javë, do të thotë të shtunën dhe të dielën e kemi pushim. Orari i punës është nga 8 deri në 5, me një orë pushim në drekë. Të gjithë punëtorët i kemi sigurimet shëndetësore dhe të aksidentit në punë por edhe jashtë punës. Të gjitha kontributet paguhen me rregull përmes bankës”.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha