Bota
Gjermanët zemërohen: “Amazon” shet produkte të falsifikuara
Prodhuesi gjerman i sandaleve, “Birkenstock”, ka akuzuar “Amazon” për shitjen e produkteve të falsifikuara.
“Është e vërtetë se “Amazon” ka fitime nga shitja e mallrave të falsifikuara”, tha drejtori i kompanisë gjermane, Oliver Reichard, duke shtuar se “Amazon” është për këtë arsye një bashkëpunëtor i shitjes së produkteve të falsifikuara.
Ai gjithashtu tha se “Birkenstock” prandaj vendosi të mos shesë produktet e tij nëpërmjet “Amazon”, deri në janar të vitit të ardhshëm.
“Amazon” hodhi poshtë akuzat, duke thënë se kishte ndaluar shitjen e mallrave të falsifikuara.
“Ne tërheqim të gjitha produktet që janë në kundërshtim me politikën tonë të shitjes dhe gjithmonë të marrim masat e duhura ndaj një shitësi të tillë”, tha “Amazon”.
Kompania gjermane, 250 vjet e vjetër, është e njohur për këpucët e saj jashtëzakonisht të rehatshme. Këpucët e saj shiten në 90 dyqane në mbarë botën si dhe online në internet.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih