Shkurt.ch

Lirohet zvicerania e kidnapuar në Mali

Siç njofton agjencia e lajmeve AFP ajo është liruar në regjionin në kufi me Burkina Faso-n

Zvicerania e cila që nga 15 prilli i këtij viti mbahej peng në provincën Timbuktu në veriun e shtetit perëndimor afrikan, Mali, sipas informatave të fundit është liruar. Siç njofton agjencia e lajmeve AFP ajo është liruar në regjionin në kufi me Burkina Faso-n.

Të hënën qe bërë e ditur se Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës kishte vendosur kontakt me rrëmbyesit e zviceranes. Bëhet fjalë për anëtarët e lëvizjes islamike Ansar Dine.

Zvicerania 40 vjeçare po punonte si misionare në Mali dhe po e vazhdonte veprimtarinë e saj edhe pasi që Departamenti i Jashtëm i Zvicrës kishte tërhequr vërejtjen që të hiqet dorë nga aktivitete të tilla.