Kuriozitete

Mesazhi interesant për babadimrin nga një vajzë e vogël

Nganjëherë vëllezërit dhe motrat nuk e çojnë aq mirë me njëri-tjetrin si fëmijë.

Këtë problem duket se e ka edhe 9-vjeçarja Jennifer Murphy nga Kanadaja.

Teksa po luante jashtë me nënën e saj, Jennifer shkroi një mesazh  interesant në borë për babadimrin.

“Lëri dhuratat këtu, merr vëllanë”, kishte shkruar ajo.

Nëna e saj, Jo-Ann, ka thënë se vëllai i Jenniferit, 13-vjeçari Ryan e ka marrë me të qeshur këtë mesazh.