Shëndetësi

Perimet e gjelbra mbajnë trurin më të ri

Ngrënia e perimeve të gjelbra mban trurin e njerëzve të moshuar për 11 vjet më të ri, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit kanë ndjekur 960 persona të moshuar me moshë mesatare prej 81 vjetësh, për pesë vjet.

Ata kanë gjetur se personat që kishin ngrënë një porcion perime të gjelbra kishin shëndet më të mirë mendor se ata që nuk i preferonin, apo i hanin rrallë ato.

Në testet mendore dhe të kujtimit, truri i tyre ishte i barabartë me personat 11 vjet më të rinj, thuhet në studimin e “Rush University” nga Chicago.

Ekspertët besojnë se komponenti i gjetur në vitaminën K ngadalëson dobësimin e mendjes.

“Një ushqim ditor me perime të gjelbra është rrugëdalja më e thjeshtë për të forcuar shëndetin e trurit”, ka thënë Martha Clare Morris, hulumtuese në këtë studim, transmeton Albinfo.ch.