Kosova

”Solid” me fabrikë edhe në Preshevë, punëson 200 punëtorë

Investimi i ''Solid'' në Preshevë është diku rreth 1 milionë euro dhe prodhimet nga kjo fabrikë do të mbulojnë tregun e Evropës, Rusisë, Serbisë.

Fabrika më e suksesshme e këpucëve në Kosovë “Solid”, sot ka përuruan fabrikën për prodhimin e këpucëve edhe në Preshevë. Ky investim që përfshinë punësimin e 200 qytetarëve nga Lugina e Preshevës, konsiderohet jetik për këtë rajon, ndërsa është investimi më i madh i jashtëm në përiudhën e fundit.

Kryetari i Alterantivës për Ndryshim dhe njëherësh kryetari i Preshevës, Shipërim Arifi tha se përkundër mosbesimit për hapjen e fabrikës ja erdhi dita që ajo te bëhet realitet.

”Fabrika u hap sot dhe për një vit do të jenë të punësuar 200 persona. Kjo u arrit falë mundit të jashtëzakonshëm për të tejkaluar pengesat teknike dhe politike që hasëm gjatë rrugës. Pengesat ishin më të mëdha se sa dihen në opinion”, tha Arifi.

Investimi i ”Solid” në Preshevë është diku rreth 1 milionë euro dhe prodhimet nga kjo fabrikë do të mbulojnë tregun e Evropës, Rusisë, Serbisë.

“Pa dashur t’i jap kahje politike. Kryetari më ka thirr dhe kam ardhur vetëm për një konsultë. Mirëpo Shqipërimi ishte insistues, pasi më bindi për të investuar. Kemi pasur një rrugëtim 8 muajsh dhe janë tani kemi mbaruar. Kemi investuar jashtë planifikimit për Trafon e re dhe energjinë që nuk ishte planifikuar. Ju kisha thane që vetëm 5 ditë pasi të kryhet probleme i energjisë unë do ta hap”, tha Shefki Kuqi, pronarë i kompanisë ”Solid”.

Ai iu bëri thirrje që Preshevarët mos të lëshojnë vendin dhe të punojnë në perëndim pasi do ta zhvillojmë vendin.

Mitat Ajdini, ish punëtor i fabrikës së këpucëve “Eurofleks” në Preshevë, sot dukej mjaftë i gëzuar për shkak pas dymbëdhjetë viteve fabrika po rinis punën e saj, por tani me pronar të ri dhe një kompani këpucësh nga Kosovës, “Solid” e Therandës.