Shkurt.ch

Francezët sot votojnë për presidentin e ri

Në Francë po zhvillohen votimet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Hulumtimet e opinionit tregojnë se kandidati socialist, Fransua Holland, po udhëheq kundër presidentit aktual, Nikollas Sarkozi, që i takon krahut të djathtë.

Të drejtë vote kanë më se 44 milionë njerëz, por shumë prej tyre kanë sinjalizuar se ndoshta nuk do të paraqiten në vendvotime, për shkak të kritikave se kandidatët, gjatë fushatës, nuk ia dolën t’i shqyrtojnë problemet reale jetësore, siç është papunësia.

Pritet që raundi i dytë të zhvillohet më 6 maj.

Nëse në këto zgjedhje presidenciale fiton kandidati socialist, Fransua Holland, atëherë ky do të jetë presidenti i parë socialist, pas Fransua Miteranit, i cili nga ky post u largua në vitin 1995