Lifestyle
Jepet premiera e filmit “All The Money In The World”
Ekipi i aktorëve dhe regjisori i filmit, “All The Money In The World”, folën për debatet që i ka shkaktuar ky film si dhe spekulimet në media për t’u shpërblyer me ndonjë çmim kinematografik gjatë këtij sezoni të shpërblimeve në Hollywood.
Këtë e bënë gjatë parakalimit mbi qilimin e kuq të shtruar me rastin e premierës së filmit në Beverly Hills të Kalifornisë.
Trilleri e rrëfen historinë e refuzimit të J. Paul Getty-it që të bashkëpunojë me kërkesat shfaruese të një grupi kidnapuesish të cilët e kishin rrëmbyer nipin e tij, John Paul Getty i tretë, gjatë viteve 70-ta, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht aktori, Kevin Spacey, ishte angazhuar ta portretizojë Getty-in e moshuar, por pas daljes në shesh të një sërë akuzave për sulme seksuale kundër aktorit, atëherë realizatorët e filmit ishin dashur ta zëvendësojnë atë me aktorin, Christopher Plummer.
Ri-xhirimet urgjente të cilat janë realizuar vetëm gjashtë javë para lansimit të filmit nëpër kinema, besohet se kanë kushtuar më shumë rreth 10 milionë dollarë.
“All The Money In The World,” në të cilin luajnë aktorët Mark Wahlberg dhe Michelle Williams, do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 25 dhjetori.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë