Kuriozitete

Robotët në vend të kamerierëve

Një restorant në qytetin jugor indian, Chennai, po përpiqet të revolucionarizojë shërbimin ndaj klientëve, duke prezantuar robotët për kamerierë, të cilët shpërndajnë ushqim dhe pije.

Në restorantin e quajtur robot, robotët humanoidë shpërndajnë ushqim, mbledhin mbeturinat dhe enët e palara dhe kthehen sërish në kuzhinë.

Ky restorant që dikur njihej si Momo ishte riemëruar në robot, pasi që themeluesit e tij Venkatesh Rajendran dhe Kartik Kannan vendosën që të përfshijnë edhe teknologjinë në punën e tyre.

“Kemi kërkuar shumë, për pothuajse një vit dhe kemi provuar dizajne të ndryshme të restorantit. Më vonë përfundimisht u përcaktuan që të bëjmë diçka ndryshe këtu në Indi. Andaj vendosëm që të marrim robotë për punë që mund të shërbejnë. Këtë e pamë në shumë shtete të tjera” theksoi  Kannan, përcjell albinfo.ch.

Një kliente, Ropa tha se ishte e mrekulluar se si restoranti po funksiononte për mrekulli në mungesë të kamerierëve njerëz.