Bota
78-vjeçari kërcënon 25-vjeçare me revole për t’ia liruar ulësen në tren
Ai i kishte thënë se ishte një shofer policie dhe pastaj i ka treguar armën në qesen e tij
Një burrë 78-vjeçar është arrestuar të hënën, pasi u përpoq të ushtronte presion ndaj një vajze të re në metron e qytetit të Berlinit, duke i drejtuar asaj armën, shkruan ‘The Local’.
Pas hipjes në trenin nëntokësor në vijën U6 në veri të qytetit, i moshuari në mënyrë agresive ka kërkuar që gruaja 25-vjeçare t’i lironte vendin, raporton policia gjermane, përcjell albinfo.ch.
Ai i kishte thënë se ishte një shofer policie dhe pastaj i ka treguar armën në qesen e tij.
Edhe kjo strategji duket se ka dështuar. Policia ka raportuar se e ka arrestuar atë.
Policia mori emrin e tij, dhe konfiskoi armën, që rezultoi se ishte bosh. Ai tani akuzohet se ka mashtruar duke thënë se ishte oficer policie dhe për thyerjen e ligjit mbi posedimin e armëve.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih