Shkurt.ch

USB më e shtrenjta në botë

USB memoria më e shtrenjtë në botë vjen nga Gjeneva. Bartësi i të dhënave për super të pasurit duket në formë “kërpudhës magjike” dhe është punuar me gurë të çmuar diamanti

Jo gjithherë një USB memorie e kompjuterit kushton lirë. Aq më pak kur flasim për disenjatorët e diamanteve në “Shawish” të Gjenevës. Prodhuesi zviceran ka krijuar një USB të artë në formë kërpudhash me gurë të çmuar diamanti. Modeli më i shtrenjtë ka memorie 32 gigabajtësh dhe kushton rreth 1 mijë herë më shumë se një USB e zakonshme kompjuteri.

Varësisht prej modelit, në ari të bardhë apo të verdhë. “Kërpudha magjike”, kushton prej 16 mijë deri 37 mijë dollarësh amerikanë.

Kompania “Shawish” në Gjenevë ka sfiduar ligjet e argjendarisë së lartë duke krijuar unazën e parë në botë e gjitha prej diamanti. Unaza e tyre e gdhendur e tëra nga një gur diamanti kushton jo më pak se 70 milionë dollarë.