Lifestyle

Kënga klasike për Krishtlindje kthehet sërish në top-hit

Është vështirë e besueshme, por kënga klasike e fundvitit, e lansuar më 1994 nuk ka qenë kurrë në top-dhjetë të këngëve më të dëgjuara në SHBA.

Deri tash.

Teksa Ed Sheeran me Beyoncen vazhdojnë dominimin me “Perfect”, Mariah Carey me “All I Want For Christmas Is You” është ngjitur në pozitën e nëntë në top-listën e “Billboard”, transmeton Albinfo.ch.

“Kjo është dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje”, ka thënë këngëtarja. “Sinqerisht nuk e kam menduar se do të flisnim për këtë ngjarje, por jam shumë falënderuese për të gjithë që e mbajnë këngën pjesë të traditës së festave të fundvitit. Më mbushet zemra gëzim dhe jam shumë krenare që e kam shkruar këtë këngë si fëmijë”.