Shkurt.ch

Christophe Darbellay rizgjedhet president i CVP/PDC-së

Presidenti i CVP/PDC-së zvicerane, Christophe Darbelley, paraqiti sfidat që presin partinë e tij në mbledhjen e tij të delegatëve në Colombier, në kantonin  Neuchâtel. Ai u rizgjodh kryetar i CVP/PDC-së.

Presidenti në largim tha se nevoja për Partinë Demokratike Krishtere (CVP/PDC)  është zgjerimi i elektoratit.

Ndërkaq, ai rikujtoi se po përgatitet për të festuar në tetor të këtij viti 100-vjetorin e partisë në Luzern. Ai rikujtoi gjithashtu uljen e vogël të nivelit të partisë në zgjedhjet e fundit federale.