Kosova
Ndihma e Zvicrës, 800 mijë euro për rrjetin e ujësjellësit në Gjilan
Sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Gjilanit, CDI-DORSCH-it dhe Kompanisë “Hidromorava”, për investimin e rrjetit të ujësjellësit në vlerë 800 mijë euro
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet zyrës së saj në Kosovë ka vazhduar ndihmën për qytetarët e komunës së Gjilanit. Sipas njoftimit, sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Gjilanit, CDI-DORSCH-it (zyra e qeverisë zvicerane) dhe Kompanisë Regjionale të Ujit “Hidromorava”, për investimin e rrjetit të ujësjellësit në vlerë 800 mijë euro.
Marrëveshja parashikon investime në lagjen “Porodin”, në fshatin Verbicë e Kmetocit, Bilinicë, Vrapqiq dhe pjesën e djathtë të rrugës nga kolegji “Fama” e deri te pompa “Ferizi Petrol”.
“Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, punimet pritet të fillojnë shumë shpejt. Pjesëmarrja është e ndarë në tri pjesë, ku CDI ka marrë përsipër furnizimin me gypa të kualitetit të lartë dhe ujëmatës, KRU “Hidromorava” ka marrë përsipër hartimin e projekteve dhe Komuna e Gjilanit pjesën tjetër që në total kap vlerën prej mbi 800 mijë euro. 467 mijë euro është bërë nënshkrimi i marrëveshjes, por kur kësaj i shtojmë edhe 350 mijë euro gypat dhe ujëmatësit, atëherë del shuma e cekur prej mbi 800 mijë euro dhe është zgjidhje e problemit me ujë të pijes për një kohë afatgjate”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Edhe Muhamet Suliqi, drejtor i KRU “Hidromorava”, ka thënë se kjo kompani, falë Komunës së Gjilanit dhe fondeve të qeverisë së Zvicrës – CDI, po mundësojnë zgjidhjen e problemit afatgjatë me ujë të pijes për banorët e lagjeve dhe fshatrave të ndryshme të Gjilanit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik