Lifestyle

“Star Wars: The Last Jedi” kryeson arkat filmike

“Walt Disney“ ka njoftuar se filmi “Star Wars: The Last Jedi” debutoi me shitje masive prej 450 milionë dollarësh në shitjet globale të biletave gjatë fundjavës.
Totali përfshin 220 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Ky është fitimi më i madh që pas filmit të vitit 2015 “Star Wars: Force Awakens”.
Përveç “”Star Wars”, realizim të suksesshëm të shitjeve të biletave patën edhe “’Ferdinand’ dhe ‘Coco’”, që u renditën në vendin e dytë, përkatësisht të tretë.
“Ferdinand”, filmi i animuar nga “20th Century Fox”, rrëfen historinë për një dem të ri që largohet nga një kamp trajnimi spanjoll. “Ferdinand” ka fituar 13.33 milionë dollarë në shitjet e biletave në SHBA dhe Kanada. “Ferdinand” u pasua nga animacioni “Coco”, i cili fitoi pak më shumë se 10 milionë dollarë gjatë fundjavës në kinematë e Amerikës së Veriut.