Ekonomi
Përshpejtohet rritja ekonomike globale, aq sa ishte më 2011
Rritja ekonomike globale është përshpejtuar në rreth 3 për qind, norma më e lartë e rritjes që nga viti 2011 dhe dukshëm më e lartë se vitin e kaluar, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Raporti vjetor ekonomik dhe OKB parashikojnë se përparimi është bërë kryesisht për shkak të zhvillimit të përshpejtuar të të gjitha ekonomive të mëdha dhe Azia Lindore dhe Jugore mbetet “rajoni më dinamik”.
“Vetëm ekonomia kineze përbën rreth një të tretën e rritjes globale të këtij viti”, tha raporti.
Krahasuar me vitin 2016, kur rritja ekonomike globale ishte 2.4 për qind, rritja në vitin 2017 është përshpejtuar në gati dy të tretat e vendeve në mbarë botën.
Megjithatë, ata paralajmërojnë se rritja ekonomike “mund të dëmtojë mjedisin”.
Situata ekonomike dhe perspektiva e ekonomisë botërore për vitin 2018 thotë se kur është fjala për rritjen ekonomike, qeveritë e vendeve duhet të përqendrohen tani në çështjet afatgjata, duke përfshirë luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe rritjen e pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve.
OKB vlerëson se ekonomia globale do të rritet vazhdimisht me tre për qind gjatë 2018 dhe 2019. Raporti tregon për avancimin e situatës në Argjentinë, Brazil, Nigeri dhe Rusi, pasi këto vende po dalin nga një recesion, që shpjegon “një të tretën e ritmit të rritjes ekonomike globale midis 2016 dhe 2017”.
Megjithatë, OKB-ja thekson se përparimi ekonomik ende nuk është i balancuar dhe se “shumë pjesë të botës duhet të arrijnë një normë të shëndetshme rritjeje”.
Kur është fjala për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OKB vlerëson se ekonomia amerikane do të ketë një normë rritjeje prej 2.1 për qind më 2018 dhe 2019, e cila është, siç u tha, një përparim i dukshëm kundrejt 1.5 për qind që nga viti 2016.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje