Shëndetësi

Fjetja me telefon afër rrezik i shumëfishtë për shëndetin

Njerëzit që rrinë afër valëve të telefonave gjatë gjumit janë shumëfish më në rrezik për përjetim të kancerit

Shumë nga ne flenë me telefona mobilë afër, për shkak të alarmit, apo që ndonjëherë gjatë natës të kyçemi në rrjete sociale.

Por a është kjo një ide e mirë?

Disa hulumtues nga Departamenti për Shëndetësi Publike në Kaliforni kanë thënë se njerëzit që rrinë afër valëve të telefonave gjatë gjumit janë shumëfish më në rrezik për përjetim të kancerit, transmeton Albinfo.ch.

Sipas tyre, preferohet që telefonat të lihen larg për shkak të problemeve shëndetësore, por edhe për aspektet reproduktive.

Hulumtimi thekson se ky rrezik vjen për shkak të energjisë së valëve që telefoni mobil i përdor për të përcjellë informatat.