Maqedonia
Mjegulla ‘pushton’ Maqedoninë
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të shfaqjes së mjegullës, deri në 50 metra në Strazhë dhe deri më 30 në Krushevë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa, thuhet në raportin e LAMM, raportojnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Dibër, Pletvar, Gjavato dhe Presekë, por nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit në mënyrë të pandërprerë. Në Gjavato reshjet janë shi dhe dëborë, përcjell albinfo.ch.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan-Makedonska, Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovo.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik