Kuriozitete

Barcelona befason refugjaten siriane

Në Barcelonë ajo ishte në gjendje të shikonte ndeshjen kundër Celta Vigos. 18-vjeçarja siriane flet 4 gjuhë: arabisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht

Nujeen Mustafa, një refugjate që udhëtoi mbi 5000 km në karrocën e saj nga vendlindja, Aleppo për në Evropë në vitin 2015, kishte ëndërruar për një takim me heronjtë e futbollit në Barcelonë.

E klubi vendosi ta befasojë, duke e dërguar shoferin e autobusit të klubit të Barcelonës për ta marrë atë në Këln dhe për ta kthyer në kryeqytetin katalanas, ku yjet e klubeve Lionel Messi dhe Andres Iniesta, e mirëpritën atë në Nou Camp.

Sipas klubit të Barcelonës, Nujeen, e cila ka lindur me paralizë cerebrale, ka frymëzuar fushatën e sezonit të festave duke kapërcyer vështirësitë e paimagjinueshme.

Në Barcelonë ajo ishte në gjendje të shikonte ndeshjen kundër Celta Vigos. 18-vjeçarja siriane flet 4 gjuhë: arabisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht.