Shkurt.ch
Lejohet transferim i të dhënave të pasagjerëve
Tash e tutje nëse udhëtoni nga Evropa për në SHBA, të dhënat tuaja personale, si emri dhe mbiemri, numrat e telefonit dhe të kredit kartelës, preferenca ushqimore e gjendja shëndetësore, do të transferohen në Departamenin Amerikan të Sigurisë Kombëtare.
Kështu ka vendosur Parlamenti Evropian duke miratuar një marrëveshje kundërthënëse që mundëson transferimin e të dhënave të pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplanë për në SHBA.
Marrëveshja vlen për secilën kompani që kryen fluturime mes BE-së dhe SHBA-së.
Mbështetësit thanë se ky është një hap jetik në luftën kundër terrorizmit, por, disa frikësohen se informacionet mund të përdoren për qëllime tjera të paspecifikuara, të cilat mund të prekin të drejtat civile.
Kritikët thonë se shumë pikëpyetje mbesin se si do të përdoren informacionet, sa gjatë do t’i mbajë ato SHBA dhe kush ka qasje në to.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës