Uncategorized
Istogu voton për kryetar komune
Numri i qytetarëve më të drejtë vote në komunën e Istogut është 49 mijë e 150 votues
Në Komunën e Istogut po zhvillohet rivotimi për kryetarin e ri të kësaj komune. Gara zgjedhore për kryetar të Istogut po zhvillohet ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, dhe kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë hapur të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut
Në komunën e Istogut janë hapur 23 qendra votimi me 63 vendvotime. Numri i komisionarëve të angazhuar në këto vendvotime është 441.
Numri i qytetarëve më të drejtë vote në komunën e Istogut është 49 mijë e 150 votues.
Rivotimi në komunën e Istogut po mbahet pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i pati pranuar si të pabaza ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë dhe të mos ketë rivotim.
Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova kishte humbur kryesimin, çka kishte sjellë përmbysjen e rezultatit, duke e vënë Gani Dreshajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fitues në Istog.
DnV fton qytetarët e Istogut të dalin për të votuar, procesi po shkon mirë
Demokracia në Veprim e cila po e monitoron procesin e rivotimit në garën për balotazh në komunën e Istogut ka vlerësuar se procesi i votimit ka filluar pa vonesë dhe po vazhdon pa ndonjë parregullsi, transmeton albinfo.ch.
Albert Krasniqi deklaroi se kjo organizatë po e monitoron procesin e zgjedhjeve me një ekip mobil. “Ekipet tona mobile nuk kanë raportuar për ndonjë parregullsi apo vonesë. Procesi është duke shkuar normalisht, mirëpo po vërehet një dalje e ultë për të votuar, mbase është edhe mëngjesi gjykuar që të jenë më vonë në vendvotime“, ka thënë Krasniqi, i cili ka ftuar qytetarët që të dalin e të votojnë.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik