Shkurt.ch

Policia zvicerane gjobit kampionin në çiklizëm

Giuseppe Atzeni nuk është gjobitur për tejkalim shpejtësie, por ngase ishte duke vozitur pa duar biçikletën e tij

Nëpër autostradë, Giuseppe Atzeni (34) ishte me shpejtësi të tejkaluar pas një motoçiklete. Por, ai nuk është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, por ngase ishte duke vozitur pa duar biçikletën e tij.

Xhuzepe Atzeni, dy herë kampioni i Zvicrës dhe tre herë kampion evropian kaloi me mijëra orë stërvitjeje në një garë çiklizmi.

Por, ai bëhet nervoz derisa kujton udhëtimin e së martës mbrëma, kur ishte dënuar nga policia. “Gjoba më pengon mua, dhe thjesht ishte e panevojshme”, thotë Giuseppe Atzeni, transmeton Blick.

Zvicerani ishte duke stërvitur në rrugën në Cyrih- Oerlikon për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në gusht. Ai po udhëtonte me çiklistët Thomas Frischknecht, Simon Zahner dhe Christian Heule.

Qëllimi i grupit ishte vozitja me biçikletë 150 kilometra rreth një rrugë malore.

“Unë isha në shpejtësi të madhe, teksa provoja të mbylli zinxhirin e fanellës”, tregon për momentin e ndaljes nga policia.

Një patrullë policore  e kantonin e Schwyz kishte ndalur kampionin zviceran në çiklizëm me arsyetimin se kishte vozitur pa duar biçikletën e tij.

34-jeçari ishte gjobitur nga zyrtarët policor me 20 franga.

“Unë do të paguaj gjobën. Por, policia nuk ka vepruar mirë “, shprehet i revoltuar Atzeni.