Kuriozitete

Palaçot meksikanë në pelegrinazhin fetar

Kjo është hera e 29-të që ky aktivitetet organizohet. Të veshur me veshje shumëngjyrëshe, palaçot marshuan në rrugën kryesore të Mexico City-t

Rrugët e Mexico Cityt u mbushën me tinguj e ngjyra të ndryshme, derisa qindra palaço dolën për të marrë pjesë në ngjarjen vjetore afër Bazilikës së Guadalupes. Ata u mblodhën për të shprehur falënderimet e tyre në tempullin më të shenjtë fetar të Meksikës.

Sipas organizatorëve, kjo është hera e 29-të që ky aktivitetet organizohet, transmeton albinfo.ch. Të veshur me veshje shumëngjyrëshe, palaçot marshuan në rrugën kryesore të Mexico Cityt. “Jemi këtu për t’u lutur për shëndet dhe për tejkalimin e të gjitha problemeve, me të cilat u ballafaquam këtë vit.

Ne kujtojmë edhe të vdekurit” tha Shakira La Movida. Por ngjarja nuk ka karakter komik, pasi të pranishmit shprehin falënderimit e tyre në këtë formë për të mirat e vitit 2017. Ata gjithashtu luten për prosperitet në vitin që po vjen.

“Përkundër shumë ngjarjeve që ndodhën këtë vit, ne arritëm të punojmë në shumë gjëra. Ne u ballafaquam edhe me tërmetin, prandaj jemi falënderues për mundësitë” u shpreh Valorin