Ekonomi
Gjithçka që keni dashur të dini për Bitcoin-in
Nga Amir Rushiti: Bachelor i Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike, Prishtinë, Magjister i të Dhënave Intelegjente në Londër, punon si inxhinier ne fushen e kompjuterizmit në Zürich në një kompani zvicerane me renome botërore
Disa fakte interesante për entuziastët e 2017/18-tës për BITCOIN.
Bitcoin është një kripto-valutë që u krijua në vitin 2009 nga një person i panjohur, Satoshi Nakamoto.
Bitcoin është monedha e parë dixhitale e decentralizuar dhe punon pa një bankë qendrore ku transaksionet bëhen pa ndermjetësues.
Kur Bitcoin u krijua për herë të parë, mundësia për të bërë mining ishte nga një kompjuter, por tani mining bëhët në serverë gjigantë, për shkak të rritjës së fuqisë së përpunimit.
Kina është shtëpia e shumicës së Bitcoinit e cila konsumon rreth gjysmën e fuqisë botërore. Pas Kines, japonezët vendosën të përvetësonin tregtinë me Bitcoin. Japonia tani përbën gati gjysmën e volumit të tregtisë globale, krahasuar me SHBA-në që posedon 25%.
Numri është rritur pasi qeveria miratoi një ligj të ri në fillim të këtij viti duke njohur monedhën dixhitale dhe formën ligjore. Ligji inkurajon që disa shitës të mëdhenj të bashkëpunojnë dhe të përdorin Bitcoinin si mjet shkëmbimi po ashtu të fillojnë të pranojnë monedhën dixhitale. Tashmë në Japoni ka më shumë se 4500 dyqane që ju lejojnë të paguanimme Bitcoin dhe pritet që numri të rritet 5 herë deri në fund të vitit.
Njerëzit mund të dërgojnë Bitcoin tek njëri-tjetri nga aplikacione të ndryshëm ose përmes kompjuterit tani në mënyrë dixhitale.
Në Bitcoin, emri i blerësit dhe shitësit nuk ka mundësi të zbulohet, mund të shihni vetëm Bitcoin ID e tyre. Ajo e mban atë si private, në te cilën lejohet blerja dhe shitja pa u identifikuar blerësi dhe shitësi. Kjo është njëra nga arsyet që Bitcoin të përdoret më shumë nga njerëz që merren me hakerizëm, drogë dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Blerja e parë me Bitcoin filloi më 22 maj 2010 në një piceri. Kjo ishte blerja e parë e dokumentuar kur u përdor Bitcoini.
Historia e Çmimit të Bitcoinit: Kush është Satoshi Nakamoto?
Një nga misteret më të mëdha në botën e teknologjisë është identiteti i Santoshi Nakamoto, programuesit kompjuterik i cili shpiku monedhën dixhitale Bitcoin.
Santoshi Nakamoto është një pseudonim, mund të jetë emër I një personi, emër i mashkullit apo i femrës, ose emër i një grupi.
Por për më shumë se 9 vjet të ekzistencës së Bitcoin, askush nuk ka kuptuar se kush apo çfarë Nakamoto është me të vërtetë është përtej zgjidhjes së misterit të gjatë dhe çfarëdo lloj ndikimi në fakt do të mbulonte identitetin e Nakamotos?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje le të fillojmë nga fillimi
Në vitin 2008, Santoshi Nakamoto publikoi faqen ‘white paper’ në internet që përmbante përmendjen e parë të Bitcoin duke e quajtur atë një “Sistem Elektronik të Parave Elektronike.cNë këtë pikë, Bitcoin ishte vetëm një ide në letër, por në vitin 2009, Nakamoto e vuri konceptin në provë.
Nakamoto ishte aktiv në vitet e para duke shkruar në forume, duke dërguar emaile dhe duke punuar me zhvilluesit dhe koduesit e tjerë për të përmirësuar programin. Gjithçka ndryshoi në 2011 kur Nakamoto u zhduk. Asnjë postim më në forum, asnjë email etj.
Çfarëdo që të jetë, ata (ose ai) nuk shkuan me duar të zbrazëta, pasi që sot llogariten të kenë 1 milion Bitcoins të cilat, që nga sot, kanë vlerë mbi 5 miliardë dollarë.
Tani shtrohet pyetja, pse u zhduk?
E pra, ekzistojnë dy teori konkurruese që janë “hipoteza e mirë e Santoshit”, e cila thotë se Santoshi me të vërtetë donte që të linte Bitcoinin të shkonte dhe të bëhej gjë e vetja pa personin në fjalë dhe hipoteza tjetër ishte se Santoshi me të vërtetë dëshironte që të tërhiqet nga Bitcoin dhe të ruajë privatësinë e tij që ka rëndësi të madhe në botën e kryptokurrencisë.
Pse njerëzit vazhdojnë të kërkojnë?
Ka zbritur tani tek paraja dhe politika përshkak qe Bitcoin ka furnizim të kufizuar. Ka vetëm 21 milionë që mund të minohen.
Nakamoto po supozohet të ketë 1 milion prej tyre që arrin rreth 5% të tërë kripto-valutës.
Le ta vendosim në perspektivë të arit. Qeveria amerikane mban rezervën më të madhe të arit në krahasim me gjithë botën rreth 8,000 tonelata ari ku totali i vlerësuar në botë është 1,87,000 tonelata.
Pra, SHBA-ja ka rreth 4.3% të furnizimit gjithsej në botë. Kjo do të thotë se Nakamoto mund të ketë pjesën më të madhe të një Bitcoin që nëse krahasohet i bie njejtë sikur pjesa që qeveria amerikane ka në ar.
Gjëja kryesore për Bitcoin është se ata të cilët kanë në pronësi një milion Bitcoins kanë aftësinë të përmbysin tregun në çdo moment.
Por disa njerëz mendojnë se ndikimi nuk do të zgjasë shum edhe pse Bitcoins tashmë është konsideruar jashtëzakonisht i besuesheme nga shumë kompani dhe njerëz.
Ka vlera prej $ 3 miliardë që tregtohen për çdo ditë dhe kapaciteti i tregut tashmë është mbi $ 70B.
Çmimi i Bitcoinit tashmë është 3 shifror. Parashikimi i çmimit të Bitcoinit në vitin 2018 pritet të jetë shumë më i lartë. Është një kriptokurrenci e decentralizuar që nuk ka rregullore, kështu që nëse jeni të interesuar të blini, mendoni dy herë para se të investoni pasi që ka të mirat dhe të këqijat e saj.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha