Shkurt.ch

Prindërit do të dënohen për fëmijët e tyre problematik

Kantoni Schwyz është ngopur me probleme të të rinjve. Për këtë planifikon t’i dënojë prindërit deri 1000 franga

Kanton Schwyz po bën përpjekje të sjell nën kontroll të rinjtë e padëgjueshëm nëpër shkolla.

“Të rinjtë  janë problematik, vjedhin shokët e tyre, dhe po bëhen të dhunshëm. Gjithnjë e më shumë të rinjtë kanë probleme me jetën sociale”, ka deklaruar Felix Hof, përgjegjës në Këshillimoren për Çështje Sociale në Rapperswil.

Tashmë një grup pune në Schwyz, i përbërë nga politikanë të majtë dhe të djathtë ka paraqitur tri kërkesa në parlamentin kantonal.

E para, prindërit duhet të detyrohen të merren me problemet e fëmijëve të tyre. Në rast se refuzojnë, atëherë do të dënohen deri 1000 franga.

E dyta, edhe prindërit e fëmijëve të rritur, të cilët ndjekin shkollat zanat, do të njoftohen nëse fëmija i tyre është i dhunshëm dhe ka braktisur shkollën.

Dhe e treta, shkolla e mëparshme duhet të ofrojë informacione për nxënësit problematik, të cilët vijojnë mësimin në ciklin tjetër arsimor.