Tematike
Deri tash, në Zvicër kanë kërkuar azil 17 mijë veta
Llogaritur mbi bazë të zhvillimeve të deritashme, SEM konsideron se deri në fund të vitit do të kemi gjithsej rreth 18.500 kërkesa azili
Nga 1 janari e deri më 30 nëntor, në Zvicër janë regjistruar 16887 kërkesa të reja të azilit, numër ky që paraqet një konfirmim të prognozës së fundit të bërë nga SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion).
Llogaritur mbi bazë të zhvillimeve të deritashme, SEM konsideron se deri në fund të vitit do të kemi gjithsej rreth 18.500 kërkesa azili, thuhet në një komunikatë të lëshuar sot .
Më së shumti azilkërkues gjatë muajit nëntor kanë ardhur nga Eritrea, 282 sish ose 8 më shumë se në tetor, transmeton albinfo.ch. Pas tyre vijnë sirianët me 156 kërkesa azili ose 112 më pak se në tetor, për të vijuar me afganët, me 102, gjeorgjianët me 98 etj.
Gjatë nëntorit, SEM ka zgjidhur në instancën e parë 2415 lëndë të kërkimit të azilit. Janë marrë 515 vendime për mostrajtim lëndësh, 527 personave u është njohur azili dhe 764 të tjerëve u është dhënë statusi i qëndrimit të përkohshëm ose Viza F.
Gjatë muajit nëntor Zvicrën e kanë lëshuar në mënyrë të kontrolluar 590 refugjatë. Po ashtu gjatë kësaj kohe Zvicra ka kërkuar nga shtetet tjera, anëtare të Dublinit që t`i pranojnë 710 azilkërkues të cilët së pari janë regjistruar në ato vende. Vetëm 170 prej tyre janë pranuar nga vendet përkatëse. Nga ana tjetër, Zvicrës shtetet tjera të Dublinit i kanë kërkuar pranimin e 555 personave mbi bazën e njëjtë. Zvicra ka pranuar 92 prej tyre.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane Presidentja zvicerane për vitin 2025, Karin Keller-Sutter, ka nënvizuar rëndësinë e kompromisit dhe përulësisë në politikën...
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”