Bota
Gjysma e popullatës në botë “nuk merr trajtimin mjekësor bazë”
Në një raport të përbashkët me Bankën Botërore, agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se është e papranueshme që më shumë se gjysma e botës nuk ka trajtim mjekësor bazë
Së paku gjysma e popullatës në botë nuk ka qasje në shërbimet mjekësore bazë dhe shumë të tjerë janë shtyrë në varfëri pasi është dashur të paguajnë për shërbime mjekësore të cilat nuk mund t’i përballonin, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetit (WHO).
Rreth 800 milionë njerëz në botë shpenzojnë së paku 10 për qind të të hyrave familjare në trajtimet për shëndetin e tyre ose të fëmijëve të sëmurë.
Si rezultat, rreth 100 milionë prej tyre mbesin me më pak se 1.60 euro në ditë, transmeton Albinfo.ch.
Në një raport të përbashkët me Bankën Botërore, agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se është e papranueshme që më shumë se gjysma e botës nuk ka trajtim mjekësor bazë.
“Nëse jemi seriozë duhet urgjent të shtojmë përpjekjet tona për mbulim universal të shëndetit në botë”, ka thënë presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim.
Në raport pati edhe disa lajme të mira: Në këtë shekull ka pasur rritje të numrit të njerëzve që kanë marrë vaksinat, ilaçet anti-HIV/Aids dhe parandalimet e tjera ndaj mushkonjave.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik