Portrete të firmave
H. Berisha, ose historia e një ambicieje
Takimi me një njeri me ide të mëdha dhe pasione të shumëllojshme
Kur më 1990 arriti nga Maqedonia në Zvicër, H. Berisha i kishte vetëm 16 vjet. Që nga ditët e tij të para, ai e percepton këtë ndryshim të jetës së tij si një shans. Përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet, ndërmarrësi në shpirt përpiqet të përballojë me sfidat dhe t’i tejkalojë ato në çdo mënyrë. Qëllimi i tij i parë ishte të bëhet i pavarur. Ai shpejt mëson gjuhën, punon shumë, ndërmerr studime dhe fiton të ashtuquajturën “Certifikatë federale të kapacitetit”.
Përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet, ky sipërmarrës në shpirt kërkon të ec përpara. Qëllimi i tij i parë është të bëhet i pavarur. Ai shpejt e mëson gjuhën, punon fort, ndërmerr studime, etj.
Me një buzëqeshje tregon se Zvicra është vendi ku ai është ”zhvilluar, ku ka përjetuar dashurinë e tij të parë, ku ka marrë pjesë në festa të ndryshme dhe ka takuar miqtë e tij…
Realizon projekte në gjithë Romandinë
Dhjetë vjet pas mbërritjes së tij në Zvicër, ai themelon shumë shpejt kompaninë e tij në sektorin e ndërtimit dhe të restaurimit. Sot punëson rreth tridhjetë veta, italianë, zviceranë, portugezë ose shqiptarë, të cilët punojnë me organizatën e tij. Pronar i “HB Painting” dhe i “Renovapro”, ai beson në diversitet për të krijuar një frymë të vërtetë ekipore si dhe mendon se duhet pasur mundësinë e shprehjes së aftësive të ndryshme dhe plotësuese dhe, vizioni i tij funksionoi shumë mirë!
Serioz, ambicioz, i përkushtuar, Berisha ka fituar besimin e klientëve të tij duke zbatuar projekte në gjithë rrethinën e Romandisë, të tilla si “Hotel Royal” në Lozanë, disa banka të mëdha kantonale, EMS, ndërtesat EPFL, për të përmendur vetëm disa. Ky sipërmarrës entuziast dhe dinamik ka krijuar kompani që tani janë pjesë integrale e ekonomisë së Zvicrës frankofone. Sipas tij, është një fat kur ke mundësi të punosh me kompani të mëdha, me shtetin dhe njerëzit më me ndikim në rajon.
Nga këndvështrimi ynë, ky sukses është pasojë logjike e punës së vështirë dhe zbatimit të një vizioni të tërë.
Çelësi i lumturisë qëndron në praktikën e ekzistencës së pavarur. Ai nuk do të tregtonte për asgjë në botë lirinë e tij për të vepruar. Te sinqeriteti i tij dhe aftësia për ta gjallëruar bisedën, unë shoh një njeri të bindur me objektiva të qartë dhe të aftë për t’i bindur të tjerët për të vazhduar me të.
Çelësi i lumturisë qëndron në praktikën e ekzistencës së pavarur
Me një lloj krenarie, ai më thotë se e do shumë atë që bën. Duhet ditur se ky njeri i pasionuar ka themeluar dy kompani dhe sigurisht nuk do të ndalet. Vazhdimisht gumëzhimë, ai jeton jetën e tij intensivisht, ka krijuar një familje dhe është motorist i pasionuar në kohën e tij të lirë. Çelësi i lumturisë qëndron në praktikën e ekzistencës së pavarur. Ai nuk do të shkëmbente për asgjë në botë lirinë e tij për të vepruar. Sinqeriteti i tij dhe ndjeshmëria e tij e animojnë bisedën tonë dhe shoh se e kam përballë një njeri të bindur për qëllimet e tij që duhet arritur dhe vështroj se është i aftë për t’i bindur edhe të tjerët që ta ndjekin atë.
Z. Berisha rikujton faktin se integrimi i tij në Zvicër dhe kultura e tij është e plotë. Ndërsa është duke qeshur, ai më thotë se disa herë e percepton veten më zviceran se zviceranët: besnik ndaj vendlindjes së tij, por i ngjeshur me karakteristikat që e bëjnë reputacionin e Zvicrës: përpikmëria, integriteti dhe përsosmëria!
I vendosur në Lozanë, ai ndihet thellësisht i lidhur dhe i shqetësuar me aktivitet e këtij qyteti. Një emigrant i gjeneratës së parë, ai tani dëshiron që dallimet të largohen dhe që paragjykimet të bien. Shumëllojshmëria e Zvicrës është forca e saj dhe diaspora zvicerane-shqiptare dallohet sot për investimet dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në përpjekjet kombëtare.
Vetë z. Berisha është një alegori e plotë e ambicies, si motor i përmbushjes së ekzistencës.
“Zgjidheni atë që ju pëlqen dhe bëni çmos për ta realizuar”, pa dyshim që mund të jetë motoja e tij!
10 vjet në Zvicër, në krye të dy firmave
Dhjetë vjet pas mbërritjes së tij në Zvicër, ai themelon shumë shpejt kompaninë e tij në sektorin e ndërtimit dhe të restaurimit. Sot punëson rreth tridhjetë veta, italianë, zviceranë, portugezë ose shqiptarë, të cilët punojnë me organizatën e tij. Pronar i “HB Painting” dhe i “Renovapro”, ai beson në diversitet për të krijuar një frymë të vërtetë ekipore si dhe mendon se duhet pasur mundësinë e shprehjes së aftësive të ndryshme dhe plotësuese dhe, vizioni i tij funksionoi shumë mirë!
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha