Integrimi
Socialdemokratët, me një trup të veçantë për të huajt
Në tubimin e SP-PS-së me të huajt është diskutuar një "letër pozicionuese" për migracionin dhe është zgjedhur një kryesi e përkohshme
© albinfo.ch
Të huajt me qëndrim në Zvicër, pavarësisht nga statusi i tyre, me numrin e madh prej afër 2 milionë vetave, përbëjnë një realitet të patejkalueshëm dhe një resurs të çmueshëm për Zvicrën. Por, ky numër që përbën rreth një të katërtën e të gjithë banorëve të vendit, nuk është as përafërsisht i përfaqësuar në politikën e këtushme.
Partia Socialdemokrate e Zvicrës, e cila ka një numër më të madh zgjedhësish dhe anëtarësh me prejardhje të huaj në krahasim me partitë tjera, ka arritur në përfundimin se migrantët, edhe në këtë parti, vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuar.
Për të përmirësuar gjendjen në këtë drejtim SP-PS ka iniciuar projektin “SP-PS- Migrantët” gjegjësisht krijimin në kuadrin e saj, të një trupi të veçantë për të huajt.
Për të debatuar rreth kësaj nisme dhe për të ngritur një komitet të përkohshëm pune që do të merret me të, kjo parti ka mbajtur të shtunën në Bernë një takim konsultativ me të huaj. Është është debatuar për dy dokumente të ndryshem partiake. Përkatësisht është shoshsitur letra pozicionuese e SP në lidhje me migracionin dhe në parim është miratuar koncepti i strukturës organizative të “Migrantëve te PS” në shembullin e Grave dhe të Rinjve të PSd (SP/PS).
Kanë marrë pjesë jo vetëm aktivistë të SP-PS por edhe përfaqësues shoqatash dhe subjektesh të ndryshme të të huajve në Zvicër.
Prezantimin e projektit e kanë bërë Andy Tschümperlin, kryetar i Grupit Parlamëntar të SP-PS-së në Parlamentin e Zvicrës, Peter Hug, sekretar ndërkombëtar në këtë parti dhe Osman Osmani, përgjegjës i projektit SP-Migrantët. Ishte paraparë edhe ardhja e kryetarit të socialdemokratëve të Zvicrës, Christian Levrat por për shkaqe objektive ai mungoi.
Në tubim kanë marrë pjesë edhe aktivistë tjerë të komunitetit shqiptar, si Ylfete Fanaj deputete kantonale e Lucernit, Lurata Reçi, këshilltare komunale e Langenthalit, Avni Binaku, anëtar i kryesisë dhe zëdhënës i Kuvendit Shqiptar, Bashkim Rexhepi, aktivist i SP-PS-së dhe ish kandidat i kësaj partie për Parlamentin e kantonit Obwalden etj.
Takimi ka zhvilluar punimet në tri podiume. Në podiumin e parë është bërë fjalë për forcimin e bashkëpunimit të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës me partitë simotra nga vende të ndryshme të botës. Në këtë podium kanë marrë pjesë përfaqësues të seksioneve zvicerane të partive përkatëse nga Gjermania, Franca, Italia, Republika Dominikane Irani, Iraku etj.
Në podiumin e radhës, me temë organizimin e SP-PS -Migrantët: bashkëpunimi me organizatat e diasporave, u përfaqësuan veprimtarë të komuniteteve të ndryshme të huaja në Zvicër, në mesin e të cilëve edhe Osman Osmani nga komuniteti shqiptar. Osmani ka bërë një prezantim të komunitetit tonë në Zvicër, duke vënë theksin në format e organizimit të këtij komuniteti. Ai është fokusuar edhe në bashkëpunimin e subjekteve shqiptare të Zvicrës me ato në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare, si formë e ndërveprimit në mes tyre.
Podiumi i tretë kishte për qëllim debatin mbi letrën pozicionuese për migracionin (një lloj statuti), që ishte edhe synim i gjithë takimit. Në këtë podium, të drejtuar nga kryetari i Grupit parlamentar të SP-PS-së në Parlamentin Federal Andy Tschumperlin, krahas deputeteve nacionale si Bea Heim dhe Cesla Amarelle morën pjesë edhe Ylfete Fanaj, dhe Lurata Reçi.
Për Ylfete Fanajn,e cila njëherësh është edhe kryetare e organizatës Secon@s në nivel të Zvicrës, projekti SP- Migracioni, parimisht është i mirë por për një parti si SP-ja, sipas saj, jo sa duhet i guximshëm. “Këtu flitet për `ne` duke u menduar në këtë rast zviceranët dhe `ata`, të huajt, prandaj kjo qasje duhet të përmirësohet në përpunimin e mëtejmë”, ka thënë Fanaj. Ndërsa Lurata Reçi ka kërkuar më shumë përqendrim në nevojën për arsimimin e të huajve, që sipas saj, nuk është adresuar sa duhet në letrën e prezantuar.
Në vazhdim, pas një debati të gjallë, me argumente e kundërargumente, është miratuar me ndryshime “Letra pozicionuese për migracionin”. Po kështu është zgjedhur edhe një komitet i përkohshëm prej 17 anëtarësh të propozuar nga iniciatorët dhe 9 të tjerë të propozuar nga tubimi. Në mesin e tyre, nga komuniteti shqiptar janë edhe Osman Osmani dhe Lurata Reçi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës