Kuriozitete

Sensacioni i internetit thyen gjashtë rekorde

Ylli i YouTubet, Brodie Smith ka thyer gjashtë rekorde për hedhjen e diskut “frisbee”.

Që kur u bë sensacion i internetit më 2011, Brodie ka vazhduar të publikojë në internet video me truqe të ndryshme me ‘frisbee’.

Së fundmi ai i ka shtuar linjës së vet gjashtë rekorde të reja “Guinness”, përfshirë një për më së shumti kapje të ‘frisbees’ me dorën prapa dhe një tjetër për më së shumti kanaçe të goditura për një minutë, shkruan Albinfo.ch. Në rekordin e parë, rekordi ishte 24, ndërsa Brodie me ndihmën e një miku të tij e çoi atë në 31. Sa i përket rekordit të dytë të vendosur më 2015 nga Robert McLeod me 28 kanaçe të goditura për një minutë nga një distancë e caktuar, Brodie e rriti rekordin për tri njësi.

Pas dy rekoreve, Brodie nuk u ndal me kaq dhe arriti të thyejë rekordin edhe për më së shumti ‘pasime’ të diskut për një minutë, për më së shumti pasime pa ndërprerë dhe për më së shumti kona të goditur me disqe për një minutë.

Gjithsesi, rekordi më impresiv i tij i vendosur ishte realizimi i një gjuajtje e saktë në harkun e basketbollin nga 46.33 metra.