Storje Suksesi
UBT, ose themelimi i një institucioni që fascinon
Edmond Hajrizi, pasi studion dhe doktoron në Austri, ku ende ligjëron, në vitin 2001 kthehet në Kosovë dhe vendos ta themelojë Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Sot, UBT është një ndër institucionet kryesore të arsimit të lartë në Kosovë, i cili u mundëson gjeneratave të reja të vendit të arsimohen me standarde të edukimit superior perëndimor.
Projekti “Storie suksesi” synon të prodhojë dymbëdhjetë video-portrete të emigrantëve ose ish-emigrantëve kosovarë, të cilët kanë ndërmarrë iniciativa të pazakonta në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit të tyre të origjinës. Bëhet fjalë, pra, për kosovarët e diasporës që kanë përfituar nga arritjet e tyre në Zvicër apo në vende të tjera të Evropës për të nisur projekte origjinale ekonomike, shkencore, kulturore apo socio-politike në favor të Kosovës. Nëpërmjet këtyre portreteve ne mund të kuptojmë më konkretisht ndikimin që diaspora kosovare mund të ketë në prosperitetin e shtetit të Kosovës.
Kjo qasje pozitive e projektit “Storie suksesi” synon të influencojë vendimmarrësit në Kosovë dhe në rajon, në mënyrë që të jenë më të vetëdijshëm për potencialin që ka diaspora në modernizimin e vendit. Ky projekt gjithashtu synon të promovojë shembuj të suksesshme, duke ngritur vetëdijen dhe duke nxitur anëtarët e tjerë të diasporës të ndërmarrin iniciativa të ngjashme, pasi që Kosova është e mbushur me mundësi për investime ekonomike.
“Storie suksesi” i përgjigjet një nevoje prioritare sa i përket përpjekjeve për të krijuar mekanizma të qëndrueshëm dhe institucionalë në transferimin e njohurive në Kosovë. Më konkretisht, transmetimi gjatë gjithë vitit të këtyre video-portreteve ka për qëllim të theksojë projektet që kanë efekte direkte ose indirekte në Kosovë.
Ky projekt është hartuar pas një reflektimi afatgjatë dhe është ndërtuar me një qasje moderne dhe dinamike. Ai është i pasuruar nga një shumëllojshmëri vendesh xhirimi në Kosovë, Zvicër dhe vende të tjera perëndimore. Intervistat e ndryshme janë kryer me bashkëbisedues dhe dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Gjithë kjo punë sjell një komponent të rëndësishëm informacioni në marrëdhëniet e diasporës me vendin e origjinës.
Cikli i dymbëdhjetë portreteve “Storie suksesi” është i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë (SDC-DEZA-DDC), Programit për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP) dhe projekti po zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
E-Diaspora
-
Shqipëri: Vota e diasporës, aplikacioni gati në 1 janar 2025 Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi në një intervistë për “faktoje.al”, foli për procesin...
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
-
Gjermanët po varfërohen
Jeta në Zvicër
-
Deputetët kërkojnë një rritje të zbritjes minimale të sigurimit shëndetësor Pas Këshillit të Shteteve, Këshilli Kombëtar ka miratuar gjithashtu një propozim për rritjen e bashkëpagesës minimale...
-
Lidl do të hapë dyqane të reja, do të krijojë më shumë vende pune në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Trafiku i kushton publikut miliarda