Lifestyle

Ka nisur festivali i dritave në Lyon

Dhjetëra-mijëra persona morën pjesë në Festivalin e Dritave në Lyon të Francës. Ata patën rastin të shohin lulet gjigante nga neoni dhe një fontanë të shndërruar në orë ndriçuese, përcjell albinfo.ch.

“Kjo është e rëndësishme dhe mendoj se të gjithë kontribuojnë e duke shkuar për të parë Festivalin e Dritave, veçanërisht gjatë kësaj periudhe. Këto janë momente poetike, emocionale dhe të bukura”, tha mes tjerash Jean Francois Zurawik, drejtor i programit artistik në Lyon.

Festivali përfshin rreth 50 instrumente të krijuara nga artistë nga Franca dhe më gjerë që ndriçojnë ndërtesat, sheshet dhe rrugët në qytet. Një nga punimet kryesore të shfaqjes së vitit 2017 është “Unisson”.

Këtë vit, festivali do të kthehet në formatin e tij të zakonshëm katër-ditor.  Ai u anulua në vitin 2015 pas sulmeve në Paris, dhe zgjati vetëm tre ditë në vitin 2016.