Bota
Arabët kërkojnë njohjen e Palestinës
Pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Liga Arabe ndërmerr kundërgoditje diplomatike. Diskutohen edhe sanksione kundër SHBA-së.
Ministrat e Ligës Arabe në një mbledhje urgjente në Kairo u bënë thirrje SHBA që ta tërheqin vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Veprimi i presidentit Donald Trump është “një shkelje e rrezikshme e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të ministrave të publikuar të dielën, shkruan “Deutche Welle”.
Me vendimin e tij Trumpi legalizon pushtimin e Jerusalemit Lindor nga Izraeli, kritikoi sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit, përcjell albinfo.ch.
Me këtë ai iu referua pushtimit dhe aneksimit të mëvonshëm të Izraelit Lindor nga Izraeli në luftën gjashtëditëshe më 1967.
Në Ligën Arabe bëjnë pjesë 21 shtete nga Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut së bashku me rajonet e autonomisë palestineze.
Hamasët radikalë islamikë u bënë thirrje sërish palestinezëve që të hidhen në kryengritje (Intifada) kundër Izraelit, pas vendimit të Trumpit.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu i kritikoi reagimet evropiane për vendimin e Trumpit për zhvendosjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik