Shkurt.ch
Nesër protestë në Bernë
Megjithë zhvillimet e fundit në Maqedoni, pas vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, do të mbahet nesër protesta e paralajmëruar në Bernë të Zvicrës, ku do të shprehet revolta kundër dhunës dhe padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Përfaqëues të Këshilli Organizativ të protestës kanë thënë për albinfo.ch se dënojnë edhe vrasjen e pesë personave të etnitetit maqedonas në afërsi të Shkupit dhe presin zbulimin dhe dënimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.
Gadaf Muharremi nga Tetova, njëri nga përfaqësuesit e Këshillit Organizativ tha se protesta ka karakter kombëtar, dhe se do të protestohet në shenjë kundërshtimi të dhunës së zhvilluar kohëve të fundit edhe ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës.
“Stop diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni, Stop bastardimit të gjuhës Shqipe, Stop vrasjeve policore, Ndalo dhunën ndaj Shqiptarëve”, do të jetë motoja e kësaj proteste që do të mbahet neser më 16 prill prej orës 14, në Helvetiaplatz të Bernës.
Kjo protestë organizohet pas protestës së organizuar nga diaspora e Beneluxit në Bruksel. Këshillin Organizativ të protestës në Zvicër e përbëjnë Jeton Leshi nga Struga, Gadaf Muharremi nga Tetova, Rini Dauti nga Struga dhe Yllka Pllanaj nga Prishtina.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës