Shqipëria

Humb jetën një alpinist shqiptar

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ngjitej në malin e Olimpit në Greqi.

Siç raportojnë mediat shqiptare ai ishte i pasionuar pas alpinizmit. Udhëtimi që Ilia Dhimitri kishte organizuar me mikun e tij 25-vjeçar, me të cilin studionin së bashku në Selanik, me sa duket ishte i fundit për të, përcjell albinfo.ch.

26-vjeçari shqiptar nga Korça gjeti vdekjen, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar.

Bashkudhëtari i tij arriti të mbahet në një pemë, ndërsa fatkeqësisht Ilia nuk mundi të gjente mbështetje dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

“Djali im zbriti, shkoi tek miku i tij, i lidhi kokën dhe e mbajti atë në duar derisa arritën shpëtuesit. Por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë”, ka rrëfyer babai i djalit që mbijetoi.