Bota
Zbulohen objekte të reja arkeologjike në Luxor të Egjiptit
Autoritetet në Egjipt kanë zbuluar objekte dhe një mumje nga dy varret që u zbuluan dy dekada më parë në qytetin Luxor.
Ministria e Antikiteteve ka njoftuar se varret ishin identifikuar nga arkeologia gjermane Frederica Kampp në vitet 1990 dhe ishin ose të pashfrytëzuara ose nuk ishin analizuar kurrë.
Së bashku me një mumje, arkeologët gjetën maska të punuara prej druri dhe disa qindra statuja të gdhendura. Ato besohet se i përkasin dinastisë së 17-të të Egjiptit, ose fillimit të dinastisë së 18-të.
Gërmadhat e Egjiptit shihen si interesante nga vizitorët e huaj, derisa autoritetet shpresojnë që gjetjet e reja mund të ndihmojnë të tërheqin më shumë vizitorë.
Kjo gjithashtu shihet si mënyrë për të ringjallur turizmin e goditur nga trazirat që pasuan përmbysjen e ish-presidentit Hosni Mubarak më 2011, përcjell albinfo.ch.
Në shtator, arkeologët egjiptianë njoftuan zbulimin e një varri të një argjendari të shquar që jetoi më shumë se 3.000 vjet më parë, duke zbuluar statuja, mumje dhe stoli pranë Luxorit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik