Kosova

Me plis në kokë, djali i dëshmorit Hamëz Jasharit betohet në Skenderaj

Pas betimit të tij kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha para asamblistëve se sot është një fillim i epokës së re qeverisëse për Skenderajn mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies

Në një ceremoni ndryshe nga të tjerë, Bekim Jashari, dDjali i heroit të kombit Hamëz Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Ai për katër vjet do ta udhëheq këtë komunë të Drenicës, e cila që nga paslufta është drejtuar nga partia Demokratike e Kosovës e Kosovës, që për 16 vjet është drejtuar nga Hashim Thaçi.

Pas dhënies së betimit kryetarit Jashari iu dhurua plisi i bardhë, simbol tradicional kombëtar.

Në ceremoninë e betimit prezent ishte edhe motra e tij Besarta Jashari e vetmja e mbijetuar gjatë betejës së 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 ku ranë heroikisht Adem dhe Hamëz Jashari dhe 20 anëtarë të kësaj familje legjendare.

Pas betimit të tij kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha para asamblistëve se sot është një fillim i epokës së re qeverisëse për Skenderajn mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies. Ai u shpreh se si sot i kujtohet inicimi i peticionit nga qytetarët që kërkonin nga ai të kandidonte për kryetar.

Jashari duke iu drejtuar motrës së tij Besartës, tha se sot po fillon një sfidë po si ajo e të parëve të tyre që u flijuan vetëdijshëm për lirinë e Kosovës. Ai shtoi se jo rastësisht në fushatë nuk ka premtuar asgjë përveç transparencës e llogaridhënies. Sepse sipas tij kjo do të sjellë më shumë investime në arsim, shëndetësi, sport e në të gjitha fushat, citon KPress.

Me këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës nga ish kryetari Sami Lushtaku, te kryetari i ri, Bekim Jashari.

Ndryshe, ish kryetar Lushtaku ka qenë njëri nga bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të babait të tij-heroit Hamëz Jashari.