Shqipëria

Shqipëria shënon progres në barazi gjinore

Shqipëria ka përmirësuar me 24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara.

Raporti nënvizon se ky përmirësim i Shqipërisë është bërë si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave, duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension.

Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik. Për këtë lajm të mirë ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

“Lajm i mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar”, ka thënë ai.