Kosova

Zaev, kryeministri i parë maqedonas që viziton Kosovën, zbulohet agjenda

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do ta vizitojë Prishtinën të martën në një vizitë zyrtare, ku do të ketë disa takime, shkruan albinfo.ch.

Zaev do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët, ndërkaq është paraparë një takim edhe ndërmjet Zoran Zaevit dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veselit.

Takime janë paraparë edhe me bashkësinë afariste maqedono-kosovare. Zaev do të shoqërohet nga ministrat Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Robert Allagjozovski dhe Edmond Ademi.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.