Shkurt.ch

4 vjeçarja, inteligjente sa Ajnshtajni

Kur kishte vetëm 12 muaj kishte mësuar të lexonte ndërsa si vogëlushe 2 vjeçe Heidi Hankins numëronte deri në 40 dhe lexonte libra e poezi të dedikuara për fëmijët 7 vjeçarë. Sot Heidi është katër vjeçe dhe ka një inteligjencë të përafërt me atë të Einsteinit ose të Hawkingut.

Hedi nuk shkon në shkollë, gjë që është normale për një vogëlushe 4 vjeçare. Por ajo që nuk është “normale” te ajo është aftësia. Në një test të inteligjencës, të zhvilluar enkas për moshën e saj, ekspertët kane mbetur të habitur: koeficienti i inteligjencës së saj mbërrin në 159! Të kujtojmë se koeficienti i fizikanit të njohur bashkëkohor Stephen Hawking ashtu si dhe i autorit të teorisë së relativitetit, EInstein, ka qenë 160. 

Me këtë IQ, Heidi që në moshën 4 vjeçare është pranuar në rrjetin ndërkombëtar për persona me inteligjencë të lartë (Mensa).

Por, Heidi, në jetën e përditshme megjithatë nuk ndryshon nga moshataret e veta. “Ajo është thjesht një vajzë e vogël që i do shumë kukullat e saj barbi dhe lodrat lego , por që herë pas here edhe lexon ndonjë libër”, thotë babai i saj.