Lifestyle

Kënga e re e Bebe Rexhës arrin sukses tjetër të madh

“Meant to Be” u publikua në fund të tetorit dhe deri tani ka grumbulluar mbi 80 milionë klikime vetëm në YouTube

Kënga më e re e Bebe Rexhës, në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, ka shijuar një sukses tjetër të madh.

Pasi doli e para në top-listën e Billboardit në zhanrin ‘Country’, këngëtarja ka njoftuar në rrjetet sociale se ka grumbulluar 100 milionë dëgjime me këngën “Meant to Be” në aplikacionin për muzikë “Spotify”.

Në Instagram ajo ka falënderuar ndjekësit e saj, transmeton Albinfo.ch.

“Meant to Be” u publikua në fund të tetorit dhe deri tani ka grumbulluar mbi 80 milionë klikime vetëm në YouTube.

https://www.instagram.com/p/BcdA8fDg1VD/?hl=en