Shkurt.ch

Grindjet në çift, të kushtëzuara nga paraardhësit tanë

Trashëgimia gjenetike luan një rol kur ballafaqohemi me emocionet tona. Ky është vlerësimi përfundimtar i studimit shkencor të kryer në Universitetin e Fribourg-ut. Raporti pohon se gjenet tona ndikojnë në aftësinë tonë për të dëgjuar tjetrin.

Ndryshe, ky studim tregon se ekziston një lidhje e ngushtë mes gjeneve të një personi dhe shkallës së ndikimit të ndjenjave të partnerit gjatë fjalosjes me tjetrin.

Shkaqet e konflikteve në çift mund të lidhen me variantet e ndryshme të gjeneve të partnerit. Ky është vlerësimi përfundimtar i arritur nga Dominik Shöbi, një psikolog në Universitetin e Freiburg-ut, i cili ka kryer një studim në bashkëpunim me studiues amerikanë.

Për herë të parë ky studim tregon që ekziston një lidhje mes karakteristikave gjenetike të një personi dhe shkallës së ndikimit të ndjenjave të partnerit gjatë ndërveprimeve të tyre. Studimi i lartpërmendur është publikuar në revistën “Emocion (Emotion)”, një revistë e botuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane.

Serotonina (substancë në trup që luan rolin e neuro-transmetuesve të veçantë të sistemit nervor dhe vasokonstruktor) ka qenë në qendër të kërkimeve të psikologut të Fribourg-ut, të dy kolegëve të tij nga Universiteti i Californi-së (UCLA), si dhe të ekspertit të gjenetikës në Universitetin Shtetëror të Ohio State University (SHBA).

Sa për kujtesë, serotonina është një neurotransmetues i rëndësishëm në trurin e njeriut. Ajo ka një ndikim thelbësor në gjendjen emocionale. Gjeni transportues i serotoninës aktivizon pjesën e trurit që kontrollon emocionet dhe ndikon në emocione, si dhe në mënyrën e menaxhimit të këtyre ndjenjave/ emocioneve.

© Serotonina

Gjurmët e shenjave gjenetike

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat 76 çiftëve amerikanë, pas 11 vjet martesë. Duke u bazuar në mostrat e pështymës së tyre, ata kanë krijuar një shenjë gjenetike ( një gjenotip) – për secilin person.

Ata kanë analizuar gjenin e koduar që dërgon serotoninen. Dy variante gjenetike janë vështruar: një hark i gjatë dhe një i shkurtër. Ato të gjatat janë më aktive dhe nënkupton se membrana qelizore e qelizave nervore merr më shumë molekula për prodhimin e serotoninës. Meqë njeriu trashëgon një kopje gjenetike të dy prindërve, do të thotë se ai mund të ndërtojë tre gjenotipe të ndryshëm: të gjata-gjata, të shkurtra –shkurtra, apo të apo të shkurtra-gjata.

Varianti i shkurtër tregohet më i ndjeshëm

Hulumtuesit pastaj kanë analizuar të gjitha raportet e 76 çifteve në fjalë, duke përshkruar gjendjen e tyre emocionale para dhe pas diskutimeve martesore. Hulumtuesit kanë treguar se individët me të ashtuquajturin hark të shkurtër jo vetëm që reagojnë më fuqishëm në ndjenjat pozitive, nga frika, nervoza apo dekurajimi i partnerëve të tyre. Ndërsa ato me një variant të gjatë jo. “Njerëzit me variant të shkurtër dëgjojnë më lehtësisht ndjenjat pozitive të partnerin të tyre. Ata me një variant të gjatë manifestojnë, përkundrazi, një verbëri të caktuar për ndjenjat e tjetrit”, tregon z. Shëbi.

Duhet theksuar se individët me një hark të shkurtër kanë më shumë gjasa të qëndrojnë më gjatë të trishtuar, të zemëruar apo të gëzuar.