Bota
Harta e të pasurve në Evropë
Është interesante se dy vendet e para janë të zëna nga dy vende joanëtare të BE-së, Islanda dhe Zvicra
Hartografi Jakub Marjan publikoi një hartë në faqen e tij që tregon shpërndarjen e pasurisë në Evropë.
Të dhënat e paraqitura në hartë janë të bazuara në analizën e “Credit Suisse”, e cila mat pasurinë, duke mbledhur vlerat e pronave dhe financave të tjera.
Për disa vende të Bashkimit Evropian të dhënat nuk janë të plota dhe është krijuar një llogari e bazuar në bilancet totale të amvisërive, e për disa vende të tjera janë përdorur të dhëna në bazë të balancave financiare që përfshijnë vetëm pasuri financiare. Të gjitha bilancet e amvisërive dhe pasurive të patundshme përfshihen në këto matje.
Sipas hartës, Sllovenia është vendi më i pasur në rajon, i cili është tetë herë më i pasur se Serbia, për shembull, përcjell albinfo.ch.
Në krahasim me Maqedoninë, më të pasura në rajon janë Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, por Serbia dhe Shqipëria janë më të varfra.
Në krye të Bashkimit Evropian janë sigurisht Gjermania dhe Franca.
Më e pasura është Islanda, pasuria mesatare e të cilës është sa 445,000 dollarë për kokë banori të rritur. Dy vendet e tjera më të pasura janë Zvicra dhe Luksemburgu, pasuar nga Norvegjia, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Është interesante se dy vendet e para janë të zëna nga dy vende joanëtare të BE-së, Islanda dhe Zvicra.
Më të varfërit në Evropë janë Ukraina dhe Bjellorusia, pasuria e të cilave është midis 100 dhe 900 dollarë për një të rritur.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit