Shqipëria

SHBA e BE kërkojnë të zgjidhet një prokuror i përkohshëm në Shqipëri

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë është përfshirë në debatin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Shqipërisë. Ambasada amerikane, përmes një njoftimi për media ka kërkuar që kryeprokurori të zgjidhet nga Kuvendi.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Edhe ambasadorja e BE-së ka kërkuar të respektohet opinioni ligjor i OPDAT dhe EURALIUS. “Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore, siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së.