Lifestyle

Piktura më e shtrenjtë në botë niset drejt Arabisë

Një pikturë 500-vjeçare e Krishtit, e cila besohet se është punuar nga Leonardo Da Vinçi, është nisur drejt muzeut Louvre Abu Dhabit, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Muzeu i hapur së fundmi njoftoi për këtë lajm në Twitter pa specifikuar nëse e ka blerë pikturën në ankand këtë muaj.

Sipas medieve atje, ajo pikturë u ble nga një princ arab.

Vepra e njohur si “Shpëtimtari i Botës” u shit në New York për shifër rekorde prej 450 milionë dollarësh.

Blerësi i paidentifikuar arriti të fitonte këtë garë përmes blerjes nga telefoni, transmeton Albinfo.ch.

“New York Times” kishte raportuar se ajo ishte blerë nga princi saudit Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, duke cituar disa dokumente.

Leonardo da Vinçi vdiq më 1519 dhe kanë mbetur më pak se 20 piktura të tij.

“Shpëtimtari i Botës” besohet se është pikturuar më 1505.