Kuriozitete

Vjen në jetë një foshnje 6.4 kilogramëshe

Një nënë e re ka folur për befasinë e saj pasi solli në jetë “foshnjën më të shëndoshë në botë” me peshë prej 6.4 kilogramësh.

Diana Machacon thotë se është dashur të blejë krejtësisht gjëra të reja për Isaac Davi Guerran – sepse asgjë e blerë para lindjes nuk i përshtatej atij.

Foshnja gjigante, që ishte e gjatë 54.8 centimetra, raportohet se ushqehet me qumësht gjiri shtatë herë në ditë dhe vesh pelena të dedikuara për madhësinë e foshnjave pesë muajsh.

Pesha mesatare e foshnjave të porsalindura është 3.5 kilogramë, transmeton Albinfo.ch.

“Në të vërtetë nuk e kam pritur të jetë kaq i madh. Ai dukej i madh në ultrazë, por s’e kam menduar kurrë të tillë. Jam tejet e lumtur dhe Isaac është aq i bukur, por mbi të gjitha jam e lumtur se është shëndoshë e mirë”, ka thënë Machacon për “The Sun”.

Foshnja u lind më 2 dhjetor në Magdalena të Kolumbisë.