Shkurt.ch

OBSH: Trefishohen sëmundjet mendore më 2050

Organizata Botërore e Shëndetit tha se numri i njerëzve të prekur nga dementia (formë e avancuar e humbjes së kujtesës) pritet të dyfishohet në 65.7 milionë në vitin 2030.

Në një raport të lëshuar nga OBSH-ja, thuhet se në vitin 2050, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mund të jetë tri herë më e madhe sesa shifrat aktuale prej 35.6 milionë.

Trajtimi dhe kujdesi për njerëzit me dementi, aktualisht i kushton botës më shumë sesa 604 miliardë në vit.

Dementia shkaktohet nga një numër sëmundjesh të trurit që prekin kujtesën, mendjen, sjlelljen dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e dementisë.