Shkurt.ch
Zviceranët ushqehen më pak në restorante
Gjatë vitit të kaluar, në restorante janë derdhur 24 miliardë franga, afër 1.9 miliard ose 7% më pak se një vit më parë
Zviceranët japin më pak para për të ngrënë në restorante. Gjatë vitit të kaluar, në arkat e lokaleve të hotelerisë të Zvicrës janë derdhur 24 miliardë franga që është afër 1.9 miliard ose 7% më pak se një vit më parë.
Më së shumti zviceranët kanë kursyer në pijet që porosisin krahas ushqimit. Ata kanë paguar 13 për qind më pak për këtë destinim se një vit më parë. Ndërsa edhe më koprracë janë treguar ata që në restorante kanë dashur vetëm të pinë. Ata kanë dhënë 22.3% më pak para për pije se në vitin 2010.
Marrë në përgjithësi, zviceranët kane shpenzuar për të ngrënë jashtë shtëpisë 4.1 për qind më pak.
Organizata e gastronomëve e Zvicrës, GastroSuisse e shikon këtë trend me brengosje.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës