Kuriozitete

Studimi: Shuplakat ndaj fëmijëve mund të sjellin dhunë nga ta kur të rriten

Dhuna sjell dhunë.

Ata që dënojnë fëmijët e tyre me shuplaka rrezikojnë 29 për qind më shumë që fëmijët e tyre të jenë abuzivë kur të rriten, ka gjetur një studim i Universitetit të Teksasit në Galveston.

Studimi thotë se ka monitoruar 750 të rinj 19 dhe 20-vjeçarë të cilët i ka pyetur nëse janë goditur me shuplakë kur ishin më të rinj. Po ashtu ata u pyetën nëse kanë goditur dikë tjetër me shuplakë në jetën si të rritur.

68 për qind e pjesëmarrësve thanë se kanë përjetuar dhunë si fëmijë dhe 19 për qind e tyre pranuan se e kanë bërë të njëjtën gjë.

“Nuk mund të themi që shuplaka sjell më vonë dhunë, por një fëmijë e mëson dënimin fizik si zgjidhje të konflikteve dhe ai mund ta bëjë këtë me partnerin e vet më vonë”, ka thënë Jeff Temple, autor i studimit, transmeton Albinfo.ch.

Sipas hulumtimit, 80 për qind e fëmijëve në botë kanë përjetuar dhunë fizike nga prindërit.