Lifestyle

Hoteli “Watergate” ndryshon pamjen

Hoteli “Watergate”, i cili u përfshi në disa prej skandaleve më të mëdha politike në SHBA, është duke tentuar të ndryshojë historinë e errët të së shkuarës, duke sjellë risi brenda tij sikurse një sallë për patinazh, transmeton albinfo.ch.

Salla e patinazhit është ideuar të realizohet në kulmin e hotelit.  Pasi që qëndroi i mbyllur për më shumë se një dekadë, hoteli është rihapur para më shumë se një viti dhe menaxhmenti i ri ka filluar rinovimet që kushtojnë miliona dollarë.

Por, hoteli megjithatë nuk e ka problem të shkuarën e vet. Në vend të kësaj, gjeti mënyra zbavitëse për të theksuar ngjarjet historike që ndodhën në këtë pronë. Një prej tyre është mbajtësja për çelësat e dhomave, në të cilat shkruan: “S’ka nevojë të hyni me forcë”.